Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëVendosen kamera sigurie në fshatin Cërnicë të Gjilanit

Vendosen kamera sigurie në fshatin Cërnicë të Gjilanit

Në fshatin Cërnicë të Gjilanit janë vendosur kamera të sigurisë në kuadër të një projekti të realizuar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, projekti është financuar nga OSBE, ndërsa Komuna e Gjilanit ka siguruar furnizimin me energji elektrike për funksionimin e sistemit.

Qëllimi i projektit është rritja e sigurisë publike, parandalimi i veprave penale dhe mbrojtja e pronës. Policia bëri të ditur se projekti është mirëpritur nga banorët dhe se bashkëpunimi me institucionet do të vazhdojë edhe në iniciativa të tjera që synojnë rritjen e sigurisë në komunitet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram