Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëNga 20 korriku dëgjimet publike për buxhetin 2027 në Prishtinë

Nga 20 korriku dëgjimet publike për buxhetin 2027 në Prishtinë

Nga 20 deri më 24 korrik 2026 do të mbahen dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2027. Takimet do të zhvillohen çdo ditë nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku ftohen qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në procesin e konsultimit.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë pesë ditëve do të organizohen takime me kategori të ndryshme të qytetarëve dhe institucioneve, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe kërkesave që do të përfshihen në planifikimin e buxhetit për vitin 2027.

Më 20 korrik do të mbahet dëgjimi i parë publik, ku janë të ftuara organizatat joqeveritare, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët e interesuar. Diskutimet do të fokusohen në kërkesat dhe projektet nga fushat e sportit, kulturës, rinisë, çështjeve sociale dhe sektorëve të tjerë, si dhe në propozimet për subvencione dhe investime.

Më 21 korrik, dëgjimi i dytë do t’i kushtohet sektorit të arsimit. Në këtë takim pritet të marrin pjesë drejtorët e institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, si dhe prindër dhe qytetarë të interesuar, për të diskutuar nevojat e arsimit dhe kërkesat e nxënësve.

Më 22 korrik do të mbahet dëgjimi publik për sektorin e shëndetësisë, ku do të marrin pjesë personeli shëndetësor, QKMF-ja, QMF-të dhe qytetarët. Në fokus do të jenë kërkesat e stafit mjekësor dhe nevojat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore.

Më 23 korrik do të zhvillohet dëgjimi me kryetarët e bashkësive lokale, lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Prishtinës. Gjatë këtij takimi do të diskutohen kërkesat dhe prioritetet e komuniteteve lokale për investime dhe zhvillim.

Më 24 korrik, në dëgjimin e fundit publik, do të marrin pjesë anëtarët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e lagjeve dhe qytetarët. Qëllimi i këtij takimi është mbledhja e propozimeve përfundimtare të qytetarëve, në bashkëpunim me asamblistët, për planifikimin e buxhetit për vitin 2027.

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në këto dëgjime publike, duke theksuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve dhe hartimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2027. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram