Saturday, July 11, 2026
HomeLajmeKosovëUshtarët amerikanë vazhdojnë patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët amerikanë vazhdojnë patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it po zhvillojnë rregullisht patrullime gjatë gjithë vitit përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, më saktësisht brenda zonës së përgjegjësisë së kësaj zone.

Sipas njoftimit, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit rrethanor, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operacional dhe sigurojnë një prani të dukshme në terren.

“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhet në njoftimin e KFOR-it

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram