Sunday, July 12, 2026
HomeLajmeKosovëKurti, përcjell nga afër korrje-shirjet në Podujevë

Kurti, përcjell nga afër korrje-shirjet në Podujevë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës së korrje-shirjevenë Podujevë, së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale, bujqësia po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues.

Ai këto komente i bëri në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, ku edhe deklaroi se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë me grurë.

“Është model që dëshmon se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia jonë po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues. Sivjet në Republikën e Kosovës janë mbjellur gjithsej mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë janë me grurë. Bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike presim rendimente mesatare prej katër deri në pesë ton për hektarë, ndërsa procesi i korrjes pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose nëse do të ketë reshje mund të shkojë edhe në javën e parë të gushtit në vise të caktuara të Kosovës”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram