Kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë punimeve.
“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet ne gjysmen e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci” perfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar Rama në Facebook.

