Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëHoti dhe Qelaj diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Hoti dhe Qelaj diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për çështje që ndërlidhen me fushëveprimin e ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me rastet dhe çështjet që Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë, e që bien në kompetencat e kësaj ministrie.

Bëhet e ditur se Hoti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram