Komuna e Prishtinës ka njoftuar se segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Sipas njoftimit, në kuadër të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, segmenti i dytë i kësaj rruge, në drejtim të Qendrës së Studentëve, do të mbyllet në korsinë e djathtë, nga rrethi afër Interex-it deri te semaforët prapa Qendrës së Studentëve.
Mbyllja do të jetë në fuqi nga 13 korriku, në orën 20:00, deri më 16 korrik, në orën 20:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët udhëzohen të përdorin rrugët alternative, përfshirë rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rrugën B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”, si dhe rrugën “Mark Dizdari” në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
“Lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet me sinjalizim dhe personel në terren”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
h

