Sallata më e popullarizuar në internet aktualisht kombinon makarona të pjekura krokante, perime të freskëta dhe një salcë kremoze me kos dhe mustardë.
Sallatat me makarona janë një nga vaktet më të njohura të verës dhe ndoshta keni kombinimin tuaj të preferuar, por tani po hapet një fushë krejt e re me “makaronat krokante”.
Përbërësit për sallatë me makarona krokante
Për sallatën:
- 1 kokë marule
- 1 kastravec
- 1 qepë e vogël e kuqe
- domate qershi
Për salcën kremoze:
- 200 g kos grek
- 2 lugë gjelle majonezë
- 1 lugë çaji mustardë
- 1 lugë çaji pluhur hudhre
- 2 lugë gjelle majdanoz të freskët të grirë imët
- 2 lugë gjelle kopër të freskët të grirë imët
- lëngu i gjysmës së një limoni
- kripë dhe piper i sapobluar
Për makarona krokante:
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji pluhur hudhre
- 1 lugë çaji piper i kuq i bluar
- kripë
Për servirje:
- djathë parmixhano i grirë fllad
- majdanoz i freskët i grirë
Përgatitja
Përzieni makaronat e ziera dhe të kulluara mirë me vaj ulliri, hudhër të tharë, piper të kuq të bluar dhe pak kripë. Shpërndajeni në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe piqeni në 180 deri në 200 gradë për rreth 15 deri në 20 minuta, ose derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.

