Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëShtohen kontrollet ndaj mjeteve të rënda, mbi 13 mijë euro gjoba për...

Shtohen kontrollet ndaj mjeteve të rënda, mbi 13 mijë euro gjoba për mbinga

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve të rënda, me synim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet e shkaktuara nga mbingarkesa.

Sipas tij, investimet dhe mirëmbajtja e rrugëve, të financuara nga taksat e qytetarëve, nuk do të lejohen të dëmtohen nga operatorë ekonomikë apo drejtues të papërgjegjshëm. Ai theksoi se gjatë sezonit veror, temperaturat e larta e rrisin rrezikun e dëmtimit të asfaltit, duke e bërë edhe më të domosdoshëm zbatimin e rregullave.

Vetëm më 1 korrik 2026, gjatë inspektimeve janë evidentuar 24 shkelje nga mjete që kishin tejkaluar peshën e lejuar. Për këto kundërvajtje janë shqiptuar gjoba në vlerë totale prej 13,910 eurosh, ku 13,140 euro u janë vendosur operatorëve ekonomikë, ndërsa 770 euro personave fizikë.

Basha ka theksuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë të zbatojë ligjin me rigorozitet, pa toleruar shkeljet që rrezikojnë sigurinë në trafik dhe dëmtojnë rrugët. Ai u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufijtë e lejuar të peshës, në mënyrë që të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës rrugore të ndërtuar me fondet publike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram