Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia apelon për kujdes në trafik gjatë lëvizjes së makinerive bujqësore

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë lëvizjes së makinerive bujqësore

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht në zonat rurale ku gjatë kësaj periudhe është rritur lëvizja e makinerive bujqësore dhe mjeteve të tjera të rënda.

Sipas Policisë, çdo vit në Kosovë regjistrohen mbi 100 aksidente trafiku ku përfshihen makineri bujqësore, makina të ndryshme pune dhe mjete të rënda.

Për këtë arsye, Policia u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë kur afrohen pranë mjeteve të rënda dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë lëvizjes në zonat rurale.

“Vëmendja dhe kujdesi i secilit në trafik ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet rikujtojnë se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram