Wednesday, July 22, 2026
HomeLajmeKosovëKurti uron Burnhamin, kërkon forcim të bashkëpunimit Kosovë–Britani

Kurti uron Burnhamin, kërkon forcim të bashkëpunimit Kosovë–Britani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy qeverive në një sërë fushash me interes të përbashkët.

“Urime të përzemërta kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se prioritetet e bashkëpunimit do të përfshijnë promovimin e tregtisë dhe investimeve dhe mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi i Rusisë.

“Pres të vazhdojmë bashkëpunimin në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar tutje Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram