Tuesday, July 21, 2026
HomeLajmeKosovëFluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat e kalimit kufitar, ku rezulton se situata paraqitet e qetë dhe pa kolona në të gjitha vendkalimet.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare të Vërmicës, ku për hyrje nevojiten 10–15 minuta, ndërsa për dalje 15–20 minuta.

Në Dheun e Bardhë pritja për hyrje është rreth 10 minuta, ndërsa në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë varion nga 5 deri në 10 minuta. Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë vetëm 1–5 minuta.

Për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë të shkurtra, kryesisht 3–5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh apo mjetesh transportuese.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram