Tuesday, July 21, 2026
HomeLajmeMinistrja e Jashtme: Bullgaria do të kontribuojë për unitetin e BE-së dhe...

Ministrja e Jashtme: Bullgaria do të kontribuojë për unitetin e BE-së dhe NATO-s

ullgaria do të vazhdojë të jetë një anëtare aktive dhe e përgjegjshme e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke synuar jo vetëm të marrë pjesë, por edhe të kontribuojë në unitetin dhe stabilitetin e të dy aleancave, si dhe në ndërlidhjen, zhvillimin dhe sigurinë e rajonit. Kështu deklaroi Ministrja e Jashtme, Velisllava Petrova, gjatë një pritjeje solemne në ministri me rastin e Ditës së Shërbimit Diplomatik Bullgar, njoftoi BTA.

FOTO: MPJ

Në veprimtari morën pjesë kryetarja e Kuvendit Popullor, Mihaella Docova, zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, diplomatë dhe punonjës të Ministrisë së Jashtme, si dhe magjistratë dhe gazetarë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Petrova theksoi se shërbimi diplomatik ka qenë dhe vazhdon të jetë vija e parë e mbrojtjes së interesave kombëtare në planin ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram