ërfaqësues nga katër kontinente do të takohen nëqytetin Razgrad, Bullgaria Verilindore, gjatë edicionit të 24-t të Panairit të njohur të Kosit dhe Festivalit të Traditave Popullore dhe Zejeve Artistike. Forumi kulturor i këtij viti do të zhvillohet nga 21 deri më 23 korrik, njoftoi kryetari i bashkisë, Dobrin Dobrev, gjatë një konference për shtyp.
Për tre ditë me radhë, nën shenjën e kosit bullgar, si simbol i vendit në mbarë botën, qyteti do të shndërrohet në një qendër të shkëmbimit kulturor, ku zanatet dhe pasuria folklorike do të rikujtojnë tradita të vjetra e të harruara pjesërisht.
FOTO: BTA – arkiv
Festivali do të mirëpresë mysafirë nga pesë qytete të binjakëzuara: Szombathely (Hungari), Slobozia dhe Călărași (Rumani), Stăuceni (Republika e Moldavisë) dhe Gökçeada (Turqi). Ndër të ftuarit e nderit do të jetë edhe ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Kubës në Bullgari, Marieta García Jordán.
FOTO: BTA – arkiv
Programi artistik i këtij viti është jashtëzakonisht i pasur. Banorët dhe vizitorët e Razgradit do të shijojnë performancat e ansambleve vendase dhe të trupave ekzotike nga ishulli Guam, Panamaja, Kuba, Kazakistani, Gjeorgjia, Kosta Rika dhe Venezuela. Së bashku me formacionet folklorike bullgare, ato do të prezantojnë kulturën autentike dhe temperamentin e popujve të tyre.

