Thursday, July 23, 2026
HomeLajmeKosovëÇmimet e derivateve për sot, nafta 1.68€ e benzina 1.49€

Çmimet e derivateve për sot, nafta 1.68€ e benzina 1.49€

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditura çmimet e derivateve të naftës që do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës është rritur me një cent, duke arritur në 1.68 euro për litër. Edhe benzina ka shënuar rritje prej një centi dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, me një tavan prej 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram