Saturday, July 25, 2026
HomeLajmeKosovëAksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 05:00 në fshatin Studime dhe në të janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për media se si pasojë e përplasjes, një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te kjo ngjarje tragjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram