Thursday, July 23, 2026
HomepafilterTheret me thikë një i mitur në Suharekë

Theret me thikë një i mitur në Suharekë

Njëi mitur është goditur me thikë në një lokal në Suharekë. Lajmin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi ka thënë se i plagosuri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot, më datën 23.07.2026, rreth orës 18:10, është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve meshkuj, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore. Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram