Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”.
Sipas aktgjykimit, Ahmeti është shpallur fajtor, pasi nuk kishte deklaruar 172 mijë e 600 euro, përfshirë 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë e nënës së tij dhe 118 mijë euro mjete personale.
Ahmeti ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit.

