Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca: Suedia, partnere e rëndësishme e Kosovës

Konjufca: Suedia, partnere e rëndësishme e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Gjatë takimit, Konjufca e falënderoi ambasadorin Westerlund për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik, si dhe për rolin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe bashkëpunimin në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.

Në përfundim të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e ardhshme dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram