Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret Hykollin, premton bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve

Kurti pret Hykollin, premton bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, të cilin e ka uruar për mandatin e ri.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se i ka ofruar Hykollit bashkëpunimin e Qeverisë me synim mbrojtjen, forcimin dhe zbatimin e të drejtave të punëtorëve.

Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar për përmirësimin e pozitës dhe kushteve të punëtorëve, duke përmendur si dëshmi rritjen e pagës minimale, formalizimin e punësimit, shtimin e numrit të inspektorëve të punës dhe plotësimin e legjislacionit përkatës.

Ai theksuar se bashkëpunimi me sindikatat mbetet i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të punëtorëve në vend.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram