Friday, July 24, 2026
HomeEkonomiASK publikon indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi

ASK publikon indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e përgjithshme të prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje prej 6.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është rritur për 10.0 për qind, ndërsa ai i prodhimeve blegtorale ka shënuar rritje prej 2.9 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Publikimi bazohet në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në tregje, ferma dhe lokacione të tjera ku tregtohen këto produkte.

ASK bën të ditur se indeksi përfshin dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në grupin e prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere, perimet, patatet dhe pemët, ndërsa në grupin e prodhimeve blegtorale përfshihen blegtoria dhe produktet si qumështi, vezët dhe mjalti.

Çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse të përdorura janë kilogrami, litri dhe copa.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram