Friday, July 31, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës, me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, kanë arritur të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se tre persona të dyshuar, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, çertifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta.

“Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, ku me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘bashkëkryerja’, ‘ndihma’, ‘mashtrimi’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’”, njofton Policia e Kosovës.

Tre të dyshuarit me 30 korrik 2026, janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregull

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram