Gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar rreth 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara, në kundërshtim me detyrimin ligjor për deklarimin e mjeteve monetare mbi pragun prej 10,000 euro.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë hyrjes në Kosovë, një shtetas i huaj është intervistuar nga zyrtari doganor lidhur me posedimin e mjeteve monetare apo mallrave që kishte për të deklaruar, dhe i njëjti ka deklaruar se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar.
Për rastin janë ndërmarrë procedurat administrative të parapara me legjislacionin në fuqi, ndërsa mjetet monetare janë ndaluar dhe konfiskuar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave për verifikimin dhe dokumentimin e prejardhjes së tyre.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e qarkullimit të mjeteve monetare të padeklaruara dhe çdo forme tjetër të veprimtarisë së kundërligjshme në kufi.
“Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi, Dogana e Kosovës kontribuon në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës dhe në garantimin e sigurisë dhe integritetit të kufirit doganor”, thuhet tutje në njoftim.

