Friday, July 31, 2026
HomeLajmeKosovëZemaj: Kemi menduar se ndryshimi sjell sukses, ky është fati politik i...

Zemaj: Kemi menduar se ndryshimi sjell sukses, ky është fati politik i LDK

Deputeti i zgjedhur i LDK-së Armend Zemaj, pas rikonfirmimit se në krye të LDK-së do të mbetet Lumir Abdixhiku, tha se u shpreh vullneti i delegatëve dhe se ky është fati politik i këtij subjekti.

“Sot e patëm një pikë të rendit të ditës, që s’kaloj. 152 ishin për, 170 kundër shkarkimit. Ky është fati politik i LDK-së. Kemi menduar se ndryshimi sjell sukses, shumica kanë menduar se duhet vazhduar me Abdixhikun. Ky është rezultati”, tha ai para mediave.

“Në aspektin procedural gjithçka ishte mirë e organizuar. Ky është vullnet i delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e LDK-së. Ky është rezultati. E mira është se gjithçka ishte demokratike dhe partia doli e bashkuar siç na shihni”, shtoi Zemaj.

I pyetur nëse gjatë Kuvendit është diskutuar për mundësinë e formimit të koalicionit qeverisës me LVV-në, ai ka thënë se “tash mblidhet grupi parlamentar i LDK-së dhe aty janë të gjitha mundësitë e diskutimit”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram