Friday, July 31, 2026
HomeKulturëDua Lipa në prag të nisjes së Sunny Hill Festival: Jemi sërish...

Dua Lipa në prag të nisjes së Sunny Hill Festival: Jemi sërish këtu!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur emocionet e saj në prag të edicionit të shtatë të Sunny Hill Festival, i cili nis sot në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua Lipa ka ndarë pamje nga hapësira e festivalit, duke thënë se mezi pret fillimin e një tjetër edicioni të këtij eventi.

“Jemi sërish këtu! Nuk mund ta besoj që jemi gati të nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua Lipa.

Ajo ka treguar se ka vizituar mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë përgatitjet e fundit, duke shprehur krenarinë për punën e bërë nga familja e saj dhe i gjithë ekipi organizativ.

“Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe ndihem shumë krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që është bërë për ta realizuar këtë”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa ka bërë të ditur gjithashtu se dita e djeshme ka qenë edhe më e veçantë për të, pasi është bërë kumbare, një moment që, siç ka thënë ajo, e ka mbushur me emocione.

“Lotët kanë rrjedhur gjithë ditën”, ka shkruar këngëtarja, duke i dhënë fund mesazhit me një ftesë për publikun: “Shihemi sonte, Prishtinë”.

Sunny Hill Festival zhvillohet në Prishtinë dhe mbledh artistë vendorë e ndërkombëtarë dhe tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram