Sunday, August 2, 2026
HomepafilterGashi, priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

Gashi, priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, së bashku me anëtarin e Komisionit për Çështje Normative, Valdrin Krasniqi, priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha dhe Zëvendëskryetarin e OAK-ut, Naim Rudari.

Në fillim të takimit, Kryesuesi Gashi, duke shprehur gatishmërinë e KPK-së për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të avancimit të sistemit të drejtësisë dhe adresimit të çështjeve me interes të përbashkët, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Odës së Avokatëve të Kosovës “KPK është duke zbatuar një sërë aktivitetesh që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe funksionalitetit të sistemit prokurorial, për të cilat edhe bashkëpunimi me OAK-un është i domosdoshëm”, tha z. Gashi.

Temë qendrore e takimit ishte drafti i Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kompensimit të Mbrojtësve me Shpenzime Publike, ku përfaqësuesit e të dy institucioneve shkëmbyen mendime dhe adresuan çështjet kryesore që lidhen me përmbajtjen e këtij drafti. Me këtë rast, Kryesuesi Gashi mirëpriti propozimet dhe vërejtjet e dorëzuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës, duke theksuar se kontributi i OAK-ut është i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit të bashkëpunimit ndërmjet prokurorive, avokatëve dhe palëve në procedurë.

Nga ana e tij, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Besnik Berisha, falënderoi Kryesuesin për pritjen dhe diskutimet e hapura lidhur me çështjet me interes të përbashkët, duke theksuar se OAK-u mbetet e përkushtuar për të vazhduar dialogun institucional dhe bashkëpunimin me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Gashi dhe Berisha, theksuan përkushtimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, tejkalimin e sfidave të përbashkëta dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët e Republikës së Kosovës”, njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram