Saturday, August 1, 2026
HomeLajmeKosovëGjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore

Gjendet municion që i takon forcave serbe në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut.

Këtë e kanë bërë të ditur burime brenda organeve të sigurisë për RTK-në.

Tani e disa ditë në këtë fshat po kryhen gërmime nën dyshimin për varrezë masive. Aty janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin kohës së luftës.

Në këtë vend dyshohet të jenë varrosur trupat e 23 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram