Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKRU Prishtina apelon për kursimin e ujit

KRU Prishtina apelon për kursimin e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se rezervat aktuale të ujit në akumulimet kryesore garantojnë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm deri në fund të vitit 2026, duke apeluar njëkohësisht për përdorim racional dhe të përgjegjshëm të këtij burimi.

Sipas njoftimit të kompanisë, niveli i ujit në Liqenin e Badocit aktualisht është rreth 2 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës 1.69 metra nën nivelin maksimal.

KRU “Prishtina” thekson se, bazuar në rezervat ekzistuese dhe menaxhimin e tyre, furnizimi me ujë mbetet i sigurt. Megjithatë, kompania vlerëson se kjo siguri varet në masë të madhe nga mënyra e përdorimit të ujit gjatë muajve në vijim, veçanërisht në periudhat me temperatura të larta dhe konsum të shtuar.

Në këtë kontekst, kompania u bën thirrje qytetarëve që ujin ta përdorin vetëm për nevojat e domosdoshme, të shmangin keqpërdorimin, të kontrollojnë rrjedhjet në instalimet e tyre dhe të reduktojnë shpenzimet e panevojshme.

Sipas KRU “Prishtina”, qëndrueshmëria e furnizimit me ujë është përgjegjësi e përbashkët, pasi nuk varet vetëm nga sasia e ujit në rezervuarë, por edhe nga përdorimi i kujdesshëm dhe racional i tij nga konsumatorët.

“Çdo pikë uji e kursyer sot kontribuon në sigurinë e furnizimit nesër”, thuhet në apelin e kompanisë drejtuar qytetarëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram