Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëLushaku-Sadriu: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Lushaku-Sadriu: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se në takimin koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është rënë dakord që përgatitjet për seancën konstituive të zhvillohen në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“U dakorduam që të procedojmë në bazë të rregullores së punës edhe në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo theksoi se LDK-ja insiston që seanca konstituive të mbahet më 6 gusht dhe të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

“Insistojmë që seanca konstituive duhet të ndodhë më datën 6 dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, me qëllim që Kosova të ketë institucione funksionale dhe t’ia kthejmë funksionalitetin institucional të shtetit tonë”, tha ajo.

Sipas saj, në takimin koordinues është miratuar edhe një agjendë për seancën konstituive.

“U miratua edhe një lloj agjende, e cila do të prezantohet atë ditë, edhe për formimin e komisioneve verifikuese të mandateve dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Ajo shtoi se LDK-ja do të japë kontributin e saj, duke kërkuar respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit.

“Ne e dhamë kontributin tonë për aq kohë sa respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rregullorja e punës së Kuvendit, edhe do të dëshirojmë që sa më shpejt t’i japim institucione shtetit tonë”, deklaroi ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram