Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte në Reçak.
Ata akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. 21 të pandehurit ngarkohen për vrasjen e 42 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë në vrasje, tortura e shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile shqiptare.
Gjykata ka bërë të ditur se sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, procesi gjyqësor zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës. Përmes njoftimit publik, Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të dorëzohen.

