Turistët thjesht nuk e kuptojnë që japonezët krenohen me punën e tyre, dhe oishikatta (ishte e shijshme) ose gochiso sama (faleminderit që përgatitët pjatën) është një monedhë mjaft e fuqishme, e cila bëhet edhe më e fortë nëse përkulesh edhe me mirësjellje…
Të japësh bakshish (ose jo) kamerierëve në kafene dhe restorante anembanë botës është një pyetje që i mundon shumë udhëtarë, pasi rregullat ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodheni në botë. Në
Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi , vendasit zakonisht shtojnë 10 përqind të faturës, ndërsa
francezët, italianët dhe spanjollët zakonisht japin pesë përqind. Dhe ndërsa amerikanët do të lënë bakshish edhe nëse shërbimi është i dobët, në
Japoni kjo nuk do të ndodhte kurrë. Në Tokën e Diellit që po Lind, ndërgjegjësimi shoqëror është në një nivel krejtësisht të ndryshëm: njerëzit nuk hanë ndërsa ecin në rrugë, telefonat celularë janë të fikur në transportin publik në mënyrë që të mos shqetësojnë të tjerët dhe vështirë se do të shihni një japonez që fshin hundët në publik.
Në Japoni, lënia e bakshishit nuk është vetëm e pazakontë, por edhe e sikletshme dhe madje e pahijshme. Kultura e ofrimit të shërbimit pa dhënë bakshish mund të jetë e paimagjinueshme për ne, por atje, lënia e parave është praktikisht një fyerje.
“Pavarësisht paralajmërimeve për të mos lënë bakshish në Japoni, disa turistë këmbëngulin të tregojnë mirënjohjen e tyre me para – por nuk funksionon kështu”, thotë James Mundy i InsideJapan Tours për BBC-në . Ai shton se nuk është e pazakontë të shohësh një kamerier që vrapon në rrugë pas një klienti për të kthyer paratë që i lanë për bakshish.
Turistët thjesht nuk e kuptojnë që japonezët krenohen me punën e tyre, dhe oishikatta (ishte e shijshme) ose gochiso sama (faleminderit që përgatitët pjatën) është një monedhë mjaft e fuqishme, e cila bëhet edhe më e fortë nëse përkulesh me edukatë.
I vetmi përjashtim nga rregulli gjendet në ryokanët japonezë, shtëpitë tradicionale të mysafirëve, ku udhëtarët mund të lënë para për nakai sana-n (kamerierin e veshur me kimono që përgatit ushqimin dhe shtratin), por vetëm nëse ai ose ajo ka bërë një punë të mirë. Bakshishi nuk jepet personalisht, por lihet në një zarf.

