Ambasada lituaneze në Kiev u dëmtua sot kur dy raketa ruse ranë pranë saj, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme lituaneze.
Nuk pati të lënduar nga raketat, por dritaret e ambasadës u thyen, panelet diellore u dëmtuan dhe oborri u mbulua me mbeturina, tha një zëdhënës i ministrisë, i cili nuk u identifikua.
Një raketë ra 10 metra larg ambasadës, ndërsa tjetra 150 metra larg saj, tha Ministri i Punëve të Jashtme Kestutis Budris.
Sipas fjalëve të tij, është e nevojshme të mbështetet vazhdimisht Ukraina, të rritet qëndrueshmëria e saj dhe të forcohet presioni mbi Rusinë përmes sanksioneve, në mënyrë që ajo më në fund të ulet në tryezën e negociatave.

