Saturday, August 1, 2026
HomeKulturëNata e dytë e Sunny Hill Festival, mijëra vizitorë presin yjet botërorë

Nata e dytë e Sunny Hill Festival, mijëra vizitorë presin yjet botërorë

Nata e dytë e Sunny Hill Festival është karakterizuar nga një atmosferë e jashtëzakonshme, me mijëra vizitorë që kanë mbushur Prishtinën. Kryefjala e kësaj nate pritet të jetë performanca artistike e këngëtarit britanik Lewis Capaldi, i cili do të ngjitet në skenë nga ora 22:30.

Interesim të madh ka zgjuar edhe performanca e Ledri Vulës, MC Kreshës dhe Lyrical Son, të cilët kanë interpretuar hitet e tyre para një audience të madhe. Më herët në skenë janë ngjitur edhe EKO, Buta, Auxlua dhe EsDeeKid, duke e mbajtur atmosferën të ndezur gjatë gjithë mbrëmjes.

RTK ka takuar dhjetëra të rinj nga vende të ndryshme, të cilët kanë ardhur për herë të parë në Prishtinë pikërisht për të ndjekur performancën e Lewis Capaldit dhe artistëve të tjerë të këtij edicioni të Sunny Hill Festival. Ata kanë ndarë përshtypjet e tyre për festivalin dhe kryeqytetin, duke vlerësuar atmosferën dhe organizimin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram