Saturday, August 1, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina lejon përkohësisht operimin e parkingjeve private për 30 ditë

Prishtina lejon përkohësisht operimin e parkingjeve private për 30 ditë

Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se, me vendim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, është lejuar përkohësisht operimi i parkingjeve private në territorin e komunës për një periudhë prej 30 ditësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë me qëllim të garantimit të funksionimit normal të trafikut dhe menaxhimit të kërkesës së shtuar për hapësira parkimi gjatë sezonit veror, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisjen e operatorëve me lejet përkatëse.

Autoritetet komunale theksojnë se lejimi i përkohshëm vlen vetëm për parkingjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara, duke mos penguar trotuaret, hyrje-daljet, qasjen për këmbësorë, automjetet emergjente dhe qarkullimin rrugor.

Ky vendim konsiderohet si masë e përkohshme, ndërsa operatorët obligohen që brenda kësaj periudhe të përfundojnë të gjitha procedurat dhe të përmbushin kushtet ligjore dhe teknike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram