Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit të fluksit në pikat e kalimit kufitar. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 12:19, pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika kufitare, kryesisht në hyrje të Kosovës.
Pika kufitare Dheu i Bardhë paraqet kolonën më të gjatë për automjete, me rreth 600 metra dhe kohë pritjeje deri në 60 minuta në hyrje. Gjendje e ngjashme raportohet edhe në Muçibabë, ku pritja në hyrje arrin deri në 60 minuta, me kolonë rreth 500 metra.
Në pikën kufitare Bërnjak, automjetet po përballen me pritje prej 40 deri në 45 minuta në hyrje, ndërsa kolona raportohet rreth 300 metra. Në Hani i Elezit, pritja në hyrje është rreth 20 minuta, me kolonë prej 200 metrash, ndërsa në dalje raportohet kolonë rreth 100 metra.
Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta. Në Kullë pritja në hyrje është deri në 10 minuta, me kolonë rreth 150 metra, ndërsa në Merdarë pritja në hyrje është rreth 10 deri në 15 minuta.
Për automjetet e rënda, sipas të dhënave zyrtare, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë të shkurtra, zakonisht nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.

