Friday, August 28, 2026
HomeLajmeKosovëGashi takon Hodajn, në fokus trajtimi me prioritet i rasteve të IPK-së

Gashi takon Hodajn, në fokus trajtimi me prioritet i rasteve të IPK-së

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim me Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ku në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi në trajtimin e rasteve me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit nga Prokurori i Shtetit, në takimin e mbajtur të martën në Prishtinë, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, e uroi Kryeprokurorin Gashi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, të dy drejtuesit diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, me fokus të veçantë në trajtimin me prioritet të rasteve që IPK-ja adreson në prokurori.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe nevoja për ndërlidhjen e databazës për menaxhimin e rasteve të IPK-së me Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram