Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 316 pacientë, ndërsa 38 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Sipas të dhënave të Klinikës Emergjente, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në shërbimin e Ortopedisë, me 85 raste, pasuar nga Internistika me 73 pacientë, Reanimacioni me 59, Kirurgjia me 58 dhe Salla e Vogël me 21 pacientë.
Sa i përket natyrës së rasteve, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 34 persona të lënduar në aksidente trafiku, si dhe dy persona të përfshirë në përleshje fizike.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe dy raste të vdekjes (exitus).
Klinika Emergjente vazhdon të përballet me një fluks të lartë pacientësh, duke ofruar kujdes të pandërprerë për rastet urgjente nga e gjithë Kosova.

