Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëPërfundon takimi Kurti - Abdixhiku

Përfundon takimi Kurti – Abdixhiku

Pas tre orësh bisedime ka përfunduar takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Pas pak pritet që ata t`u drejtohen mediave për t`i bërë të ditura detajet e këtij takimi dhe nëse kanë arritur marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Nis takimi Kurti–Abdixhiku, marrin pjesë edhe Osmani, Haziri e Murati

Takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me përfaqësuesit e LDK-së ka nisur në Kuvend.

Krahas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim po merr pjesë edhe Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit ishte numër një në listën e kësaj partie. Në takim ka shkuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa Kurtin e ka shoqëruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Para nisjes së takimit, Kurti ka deklaruar se e kanë mbështetjen e mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, ndërsa ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet edhe përfshirja e opozitës.

“Ne e kemi të mjaftueshme mbështetjen sa i përket Kuvendit dhe Qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Sepse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe këtu opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram