Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se gjatë pasdites së së martës janë regjistruar pritje më të gjata në disa pika të kalimit kufitar, ndërsa në pjesën më të madhe të vendkalimeve qarkullimi vazhdon të zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 15:06, pritjet më të gjata janë evidentuar në pikën kufitare të Jarinjës, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin nga 45 deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 600 metra. Në dalje, pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta, me kolonë prej rreth 100 metrash.
Ngarkesë të shtuar ka edhe në Muçibabë, ku pritjet për hyrje janë rreth 40 minuta, me kolonë prej 500 metrash, ndërsa në dalje pritjet zgjasin rreth 15 minuta dhe kolona arrin në 100 metra.
Në Dheun e Bardhë, pritjet për hyrje janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 250 metrash, ndërsa për dalje rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash.
Ndërkohë, në pikën kufitare Hani i Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash, ndërsa dalja realizohet për rreth pesë minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Glloboqicën, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet për automjete variojnë nga një deri në pesë minuta, pa kolona të theksuara.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë minimale, nga tre deri në pesë minuta, pa kolona të raportuara.

