Një sulm me dron goditi një depo pranë Shën Petersburgut, qytetit të dytë më të madh të Rusisë, njoftoi të martën guvernatori rajonal Alexander Drozdenko në Telegram .Guvernatori nuk e përmendi emrin e pronarit të magazinës.
Finlanda fqinje, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka krijuar një zonë të përkohshme kufizimi të trafikut ajror në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, njoftuan Forcat Mbrojtëse Finlandeze në X.
Që nga mesi i korrikut, Ukraina ka bastisur depot në pronësi të platformës së njohur ruse të blerjeve online Wildberries, e cila shpesh quhet “Amazon rus” për gamën e gjerë të produkteve dhe shpërndarjen e shpejtë në të gjithë vendin.
Sulmet ndaj depove të tyre janë pjesë e një fushate ukrainase që synon infrastrukturën me përdorim të dyfishtë në Rusi, qëllimi i së cilës, sipas qeverisë në Kiev, është të detyrojë Rusinë të negociojë një marrëveshje paqeje.

