Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeBotë"Lamtumira" prekëse e një delfini për të voglin e tij të ngordhur...

“Lamtumira” prekëse e një delfini për të voglin e tij të ngordhur – Ai refuzon ta lërë atë për gjashtë ditë

“Lamtumira” prekëse e një delfine femër ndaj të voglit të saj të ngordhur u kap nga një dron në Oqeanin Indian.

Në videon e regjistruar nga një dron nga organizata australiane mjedisore Geographe Marine Research, nëna shihet duke mbajtur foshnjën e saj të vdekur për gjashtë ditë në Oqeanin Indian. 

Në këtë udhëtim të gjatë zie, duket se nënën e shoqërojnë edhe delfinë të tjerë. 

Fraggle, siç e kanë quajtur shkencëtarët delfinin e monitoruar, më parë ka humbur katër këlyshë të tjerë. 

Kjo video që ka bërë xhiron e botës ditët e fundit konfirmon se, ashtu si njerëzit, edhe delfinët përjetojnë zi të madhe për vdekjen e të vegjëlve të tyre. 

Studiuesit kanë regjistruar sjellje të ngjashme me zinë tek delfinët dhe balenat e tjera, të cilat refuzojnë të ndahen nga të vegjëlit e tyre të ngordhur, duke i mbajtur ata në sipërfaqen e ujit për ditë të tëra.

Kohët e fundit, në Gjirin e Amvrakikos, u regjistrua një delfin hundëshishe së bashku me të voglin e tij të ngordhur. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram