Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i dyshuari se mashtroi një shtetas të huaj për 500 mijë...

Arrestohet i dyshuari se mashtroi një shtetas të huaj për 500 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”.

Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të informacioneve për veprimet e të dyshuarit, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte keqpërdorur investimet e ankuesit, shtetas i huaj, duke e dëmtuar atë në vlerë rreth 500 mijë euro.

Për rastin është informuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram