Wednesday, August 5, 2026
HomeEkonomiKurti vizitoi panairin e grave ndërmarrëse `Gratë në Biznes`

Kurti vizitoi panairin e grave ndërmarrëse `Gratë në Biznes`

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi panairin e grave ndërmarrëse “Gratë në Biznes”, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Teksa pa nga afër punën e tyre, të prezantuar nëpërmjet produkteve tradicionale artizanale, ushqimore dhe krijimeve kreative, kryeministri Kurti i falënderoi ato për përkushtimin dhe u uroi suksese në angazhimin për fuqizimin e ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.

Ai foli për mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për gratë ndërmarrëse dhe për programet për përkrahjen e bizneseve prodhuese vendore.

Panairi i grave ndërmarrëse “Gratë në Biznese” është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nëpërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram