“KOSTT” SH.A., në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Ferizajt, do të organizojë debat publik lidhur me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për projektin e Sistemit të Ruajtjes së Energjisë me Bateri (rezerva automatike për restaurimin e frekuencës – aFRR) me kapacitet 45 MW (90 MWh), që planifikohet të ndërtohet në Sojevë të Ferizajt.
Debati organizohet në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, neni 16, pika 4.
Takimi publik do të mbahet më 21 shtator 2026, duke filluar nga ora 13:30, në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Përveç pjesëmarrjes fizike, debati do të zhvillohet edhe në mënyrë virtuale përmes platformës Zoom, për t’u mundësuar qytetarëve dhe palëve të interesuara të marrin pjesë dhe të paraqesin komentet e tyre.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku publiku mund të njihet me përmbajtjen e projektit.
Komentet dhe vërejtjet lidhur me projektin mund të dërgohen edhe në adresën elektronike: vnm.komente@rks-gov.net.

