Gjatë ditës së martë, një qytetar ka dorëzuar në polici një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në Malishevë.
Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, dhe brenda tij janë gjetur një shumë parash në vlerë prej 2.940 euro si dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit të policisë pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarin B.Krasniqi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

