Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëPunëtorët e KRU "Prishtina" dhurojnë gjak

Punëtorët e KRU “Prishtina” dhurojnë gjak

Një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të KRU “Prishtina” kanë marrë pjesë në një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, duke dëshmuar solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore për të ndihmuar personat që kanë nevojë për transfuzion gjaku.

Nga kjo ndërmarrje theksohet se dhurimi i gjakut është një akt human me rëndësi të veçantë, i cili mund të shpëtojë jetë dhe të japë shpresë për pacientët që përballen me sfida shëndetësore.

KRU “Prishtina” ka shprehur mirënjohje për të gjithë punëtorët që iu përgjigjën thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut, duke vlerësuar se veprime të tilla pasqyrojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit, të cilat kontribuojnë në forcimin e përgjegjësisë shoqërore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram