Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëMMPH-ja ua shkëput kontratat nëntë zyrtarëve të institucioneve vartëse

MMPH-ja ua shkëput kontratat nëntë zyrtarëve të institucioneve vartëse

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë shkëputur kontratat e punës për nëntë zyrtarë të institucioneve vartëse të kësaj ministrie.

Sipas Pacollit, bëhet fjalë për shtatë zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesëtarë të ish-“Mbrojtjes Civile”.

Ajo tha se vendimet janë marrë për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës dhe bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Me këto vendime, sipas Pacollit, numri i përgjithshëm i kontratave të punës të shkëputura në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucioneve të saj vartëse ka arritur në 29.

“Më herët janë shkëputur kontratat për 20 zyrtarë të MMPH-së, ndërsa tash edhe për nëntë zyrtarë të AMMK-së dhe AKK-së”, tha ajo.

Pacolli theksoi se askush nuk mund ta mbajë statusin e të punësuarit pa i përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës.

“Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse zyrtari publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, tha Pacolli. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram