Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëPacolli: Tri lëndë dorëzohen në Prokurori për dyshime mbi pronën publike

Pacolli: Tri lëndë dorëzohen në Prokurori për dyshime mbi pronën publike

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.

“Mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur pronën publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim mbi keqpërdorimin e saj. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram