Saturday, August 8, 2026
HomeKulturëEtno Fest vazhdon sonte me debat, koncert dhe teatër në Kukaj

Etno Fest vazhdon sonte me debat, koncert dhe teatër në Kukaj

Edicioni i 16-të i Etno Fest vazhdon sonte, në Etno Village Kukaj, duke sjellë një program të larmishëm artistik dhe kulturor nën temën qendrore “Kujtesa”. Festivali, i cili zhvillohet nga 3 deri më 10 gusht, ofron një sërë aktivitetesh që ndërthurin artin, kulturën dhe trashëgiminë, duke krijuar një hapësirë të veçantë për reflektim, krijimtari dhe ruajtjen e vlerave tradicionale.

Programi i ditës së tretë përfshin:

17:00-18:30 – Debati “Dëshmi, dinjitet dhe shpresë”, i organizuar nga KRCT/QKRMT

18:30-19:40 – Koncert artistik me sopranon Besarta Murtezani dhe Ansamblin “Dardanus” nga Tetova.

20:00-21:30 – Shfaqja teatrore “Pylli” e Florian Zeller, nga Teatri “Bekim Fehmiu”, me regji të Erson Zymberit.

Nga ora 21:30 – Mbrëmja “Etno Neja” me Naim Bunjaku-Xuxi.

Festivali zhvillohet në fshatin Kukaj të Prishtinës dhe mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme verore kushtuar artit dhe kulturës tradicionale në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram