Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një i dyshuar për grabitjen e një banese në Pejë

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e një banese në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast grabitjeje që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ishte raportuar një grabitje në një shtëpi në rrugën “Çamëria” në Pejë.

Viktima kishte deklaruar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.

Pas një hetimi intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë, më 6 gusht 2026 u arrit identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar lidhur me rastin.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Policia bëri të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram